Today TREXIPTV
Mark Brendon Rid as që ka dëshirë ta mbajë nën kontroll sjelljen e tij të dhunshme. Ai ëndërron të bëhet një legjendë e krimit. Një kujtim i turbullt nga një gjyq për vrasje shpjegon paranojën e tij. Xhelozia dhe arroganca si sjellin atij përfitime. Pavarësisht sjelljes së tij të keqe kryesisht me miqtë dhe të dashurit, përfundon duke e çuar atë në një karrierë tjetër.
Starting: 05-05-2026 05:05:00
Greg Kinnear, Renée Zellweger, Djimon Hounsou. Bazuar në historinë e vërtetë te një tregtuesi veprash arti, i cili detyrohet të miqësohet me një njeri të pastrehë, në dukje të rrezikshëm, vetëm për të shpëtuar martesën e tij...
Starting: 05-05-2026 06:35:00
2 herë kandidat për Çmimin Oskar. Rrëfimi prekës i një njeriu që mbart një sekret. Ai kërkon të shlyejë pengun, duke ndryshuar jetët e 7 njerëzve të panjohur
Starting: 05-05-2026 08:35:00
Al Pacino, Annette Bening. Frymëzuar nga një histori e vërtetë. Një muzikant me një karrierë të gjatë vendos të ndryshojë drejtim në jetë, pasi merr një letër të shkruar rreth 4 dekada më përpara nga Xhon Lenon.
Starting: 05-05-2026 10:40:00
Kjo është historia e vërtetë e një mësueseje violine, e cila do të luftojë për tu mësuar violinën fëmijëve të varfër të Harlemit. Luftës së saj do ti bashkohen shumë të tjerë dhe mësuesja do të shndërrohet në një frymëzim për të gjithë.
Starting: 05-05-2026 12:25:00
Një film nga Spike Lee. Katër ushtarë afro-amerikanë gjejnë strehim në një fshat në Toskanë, gjatë Luftës II Botërore. Ata mbesin pas vijës së armikut kur njëri prej tyre rrezikon jetën e tij për të shpëtuar një djalë italian
Starting: 05-05-2026 14:35:00
Një grua në të tridhjetat përsiatet mes dashurisë dhe zhgënjimeve të zemrës përgjatë një viti. Gjatë kësaj kohe, ajo zbërthen sekrete të fshehura mirë, teksa ngjarjet dhe jeta marrin një rrjedhë të befasishme
Starting: 05-05-2026 17:10:00
Një film nga W.Allen. Blanchett në rolin që i dhuroi çmimin e dytë Oskar. Pasi gjithçka në jetën e saj merr të tatëpjetën, përfshirë edhe martesën me një biznesmen (A.Baldwin), një grua e sofistikuar nga Nju Jorku vuan një krizë akute...
Starting: 05-05-2026 19:00:00
Daniel Day-Lewis, Martin Stringer, Matthew Braden Stringer; Kur ambicia takon besimin lind katastrofa. Një histori rreth grykësisë, fesë dhe naftës së një familjeje. Ndodhitë e pasurimit dhe trasformimit të jetë së saj
Starting: 05-05-2026 20:40:00
Kori, një gjimnazist në vitin e parë, pëson një trombozë gjatë seancave stërvitore të basketbollit, e cila do ti shkaktojë dëmtime në tru, që çojnë në paralizimin e gjymtyrëve të tij të majta. Rehabilitimi i tij kërkon kohë, dhe mbi të gjitha vullnet të hekurt, gjë e cila nuk i mungon. Por a do të mjaftojë kjo?
Starting: 05-05-2026 23:15:00
Brad Pitt. Një njeri i lodhur nga jeta e tij e rehatshme përfshihet në organizaten e quajtur Fight Club. Nje filozofi e pazakonte jetese, që ka në qendër të saj vetshkaterrimin, humbjen e gjithçkaje për të qene i lire për të bërë çdo gje.
Starting: 06-05-2026 00:55:00
Një nxitëse tifozësh në gjimnaz, së cilës i janë vrarë rishtas babai dhe motra, nis një hetim vetiak pasi dy shoqet e saj rrëmbehen. Ajo ndërmerr një mision kërkim-shpëtimi për to, pa e ditur se ndoshta vrasësi po e ndjek atë vetë këmba-këmbës.
Starting: 06-05-2026 03:15:00
Tina Fey, Paul Rudd. Pranuesja e aplikimeve në shkollën prestigjioze Princeton, ka punuar gjithmonë sipas rregullave. Takimi me një nga shokët e klasës do t’i rrezikojë karrierën, por do t’i japë edhe mundësinë të gjejë lumturinë.
Starting: 06-05-2026 04:45:00
Një grua përpiqet të mbrojë familjen e saj pasi zbulon tradhtinë e të shoqit me dadon e fëmijëve. Ndërkohë që bashkëpunëtorët e të shoqit vriten, ajo zbulon se asgjë nuk është ashtu siç duket.
Starting: 06-05-2026 06:25:00
Historia e titanëve të elektricitetit: një histori gare epike nga dy shpikësit e epokës industriale për të krijuar sistemin elektrik që do dominonte gjatë shekullit të ri.
Starting: 06-05-2026 07:55:00
Bryan Cranston, Kevin Hart, Nicole Kidman. Bazuar në histori të vërtetë. Miqësia e pazakontë mes një tetraplegjiku të pasur dhe një ish të burgusori të liruar me kusht, të cilin ai e punëson për t’u kujdesur për të.
Starting: 06-05-2026 09:35:00
12 vjeçari Xhenaro jeton me mamanë e tij të ve dhe me gjyshin e sëmurë. Gjyshi i ka premtuar Xhenaros se do ta çojë në kinemanë e re, por heziton ta mbajë këtë premtim. Ai ka disa punë të papërfunduara me një grua dhe përdor Xhenaron si korrierin e tij
Starting: 06-05-2026 11:40:00
Zar Amir Ebrahimi; Victoire Du Bois; Samueli, një vejan që jeton në Alpet e Italisë, vendos të ndihmojë Çehrenë, një emigrante afgane, për të arritur në Francë. Atyre u duhet të përballen me natyrën e ashpër të territorit dhe me mizorinë e banorëve të tyre
Starting: 06-05-2026 13:00:00
Me Tom Hanks. Bazuar në historinë e vërtetë të rrëmbimit të anijes amerikane, Maersk Alabama ne vitin 2009, nga piratët somalezë. Filmi fokusohet tek kapiteni i anijes, Riçard Filips dhe kapiteni i piratëve Muse...
Starting: 06-05-2026 14:40:00
Një aksident i rëndë do ndryshojë përjetësisht jetët e një matematicieni të lumtur nga martesa e tij me një emigrante angleze, një gruaje shtëpiake dhe një ish të burgosuri që kish gjetur te besimi i krishterë forcën për të ngritur familje.
Starting: 06-05-2026 16:55:00
Russell Crowe, Marion Cotillard. Një bankier i suksesshëm, trashëgon një vreshtë nga ungji që s’e shihte prej vitesh dhe menjëherë mendon ta shesë. Por disa të papritura do t’i shtyjnë planet e tij kushedi edhe për sa kohë...
Starting: 06-05-2026 19:00:00
Kate Beckinsale, Matt Dillon. Në Uashington, një gazetare përballet me mundësinë për të përfunduar pas hekurave, pasi refuzon të tregojë burimin e shkrimit bombastik mbi një skandal qeveritar.
Starting: 06-05-2026 20:55:00
Kjo është historia e 25 viteve të fundit të jetës së piktorit më të madh britanik të të gjitha kohërave, Xhozef Mellord Uilliam Tërner, mes artit e sfidave. Timothy Spall, fitues i çmimit si aktori më i mirë në Festivalin e Kanës, 2014.
Starting: 06-05-2026 22:40:00
Sharlota, një këngëtare e muzikës kauntri, kthehet në vendlindje një javë para se të martohet. Synimi është ti kërkojë gjyshes fustanin e nusërisë të nënës së saj të ndjerë që ta veshë ditën e dasmës. Rastësisht aty takon ish-të dashurin e gjimnazit, Rein, dhe çdo gjë që mendonte se kishte në jetë, i kthehet përmbys.
Starting: 07-05-2026 01:10:00
Me D.Quaid, Z.Efron. Pronari i një ferme gjigante, kërkon nga djali i tij rebel, ta ndihmojë në shtimin e pronave. Kur qeveria fillon një hetim në biznesin e tyre, ata d
Starting: 07-05-2026 02:35:00
Elyas MBarek, Alexandra Maria Lara, Heiner Lauterbach; Duke dashur ti japë shtysë karrierës së tij, një avokat mbrojtës fillestar merr një çështje të rëndësishme. Ai është një industrialist me emër që akuzohet për vrasje. Do ta çojë ai në fund këtë mision?
Starting: 07-05-2026 04:20:00
Jennifer Lopez, Robert Redford, Morgan Freeman. E vendosur për t’i dhënë një jetë sa më të mirë vajzës së saj, një grua e dëshpëruar shkon të jetojë me vjehrrin, i cili e fajëson për vdekjen e djalit të tij...
Starting: 07-05-2026 06:20:00
Ndjek një grua ndërsa jeta e saj përmbyset kur një unazë fejese që ishte për dikë tjetër e çon atë tek personi me të cilin është menduar të jetë.
Starting: 07-05-2026 08:05:00
Fitues i Palmës së Artë 2011. Historia e një familjeje Teksane në vitet 50-të. Jeta e djalit të madh, Xhek-ut, që nga vitet e fëmijërisë së papërlyer nga mëkatet, deri tek maturimi plot dështime të hidhura
Starting: 07-05-2026 09:30:00
Bradley Cooper, Olivia Wilde, Dennis Quaid, Jeremy Irons. Një shkrimtar në kulmin e suksesit, duhet të paguajë një cmim, pasi romanin që i dhuroi famën, ai e vodhi nga dikush tjetër...
Starting: 07-05-2026 11:50:00
Viti i prodhimit 2005. G.Paltrow, A.Hopkins. E përhumbur mes të kaluarës së t’et dhe hijeve të së ardhmes së saj: kjo është historia e Katerinës. Gjithë jeten i ka shërbyer të atit, gjeni në matematikë, dhe njeri me probleme mendore.
Starting: 07-05-2026 13:30:00
Bazuar mbi ngjarjet e vërteta të maratonës së Bostonit 15 prill 2013, kur gjatë një antentati humbën jetën tre persona.
Starting: 07-05-2026 15:10:00
Mjaftoi një puthje e gjatë e pasionante në orët e vona të natës, që Laurës ti ngjalleshin dyshime për të shoqin. E nxitur nga ideja se ai mund ta tradhtojë, ajo gjen ngushëllim te babai i saj mendjehapur, i guximshëm e simpatik për ta kapërcyer këtë situatë
Starting: 07-05-2026 17:25:00
Ellen Burstyn, Jared Leto, Jennifer Connelly. Bazuar në romanin e Hubert Selby Jr. Një film mbi ’varësinë’ dhe format e ndryshme të saj. Mbi njerëz të burgosur në një botë plot dëshpërim dhe iluzione, e cila shkatërrohet nga realiteti.
Starting: 07-05-2026 19:00:00
Pasi arratia e saj dështoi, një grua e tmerruar vendos të përballet me bashkëshortin e saj abuzues
Starting: 07-05-2026 20:40:00
Sean Penn, me një karakter të paharrueshëm... Një ish rrok star, në kërkim të vetvetes... Rrugëtimi i tij, sa i dëshpëruar, aq dhe i nxitur nga ideja për ti dhënë kuptim një marrdhënieje të munguar me babain e tij.
Starting: 07-05-2026 22:40:00
Drama prekëse e dashurinë së pakufijshme të një nëne dhe djalit te saj 5 vjeçar. Pasi është mbajtur peng gjithë jetën, vogëlushi për herë të parë përjeton botën e jashtme... Brie Larson - Aktorja fituese e çmimit Oskar 2016
Starting: 08-05-2026 00:35:00
B.Fraser, C.O’Donnell. Deivid Grin, atleti më i famshëm në shkollë, do të tërheqe vemendjen e bukuroshes Emi. Por lidhja e miqësisë së re do të prishet kur dikush tjetër të nxjerre sekretin qe ai fshihte prej kohesh; origjinen e tij çifute.
Starting: 08-05-2026 02:35:00
Toni Uebster, një biznesmen në prag pensioni, bën një jetë të qetë dhe të vetmuar, derisa sekrete nga e kaluara i rikthejnë kujtimet e rinisë dhe pasojat e rënda të vendimeve të marra në ato vite
Starting: 08-05-2026 04:20:00
Në prag të Luftës së Parë Botërore, Alberti, krijon një miqësi të veçantë me kalin e tij, Xhoi. Por kur lufta i detyron të ndahen dhe Xhoi blihet për t’u përdorur në beteja, udhëtimi i tij do të ndryshojë jetën e kujtdo që e takon...
Starting: 08-05-2026 06:10:00
Carey Mulligan, Matthias Schoenaerts. Bazuar në romanin klasik të Tomas Hardit. E pavarur, bukuroshe dhe me karakter të fortë, zonjusha Everdin tërheq vëmendjen e 3 meshkujve krejt të ndryshëm, që kërkojnë dorën e saj për martesë.
Starting: 08-05-2026 08:35:00
Naomi Watts, Laura Harring, Justin Theroux. Një grua humbet kujtesën dhe e gjen veten të mbërthyer nga një frikë e pashpjegueshme. Do të strehohet në shtëpinë e një vajze të re dhe të dyja do të përshkojnë një udhëtim drejt së panjohurës dhe botës Hollivudiane.
Starting: 08-05-2026 10:35:00
Pas një takimi të pazakontë, Almut (Florence Pugh) dhe Tobias (Andrew Garfield) bien në dashuri, duke ndërtuar shtëpinë dhe familjen që kanë ëndërruar gjithmonë. Historia e tyre e bukur, me plot ulje dhe ngritje, zgjat një dekadë, derisa zbulimi i një sëmundjeje vë në sprovë dashurinë e tyre.
Starting: 08-05-2026 13:05:00
Në Greqinë e Luftës së Dytë Botërore, një oficer italian bie në dashuri me një vajzë vendase, e cila beson se i fejuari i saj ka vdekur...
Starting: 08-05-2026 14:55:00
Dy të rinjve britanikë u jepet një mision i pamundur gjatë Luftës së Parë Botërore: të shpërndajnë në territorin e armikut një mesazh që do të ndalojë 1,600 njerëz nga të rënit në një kurth vdekjeprurës.
Starting: 08-05-2026 17:05:00
Jessica Chastain, Andrew Garfield. Një vështrim intim mbi shkëlqimin dhe rënien e predikueses televizive, Tammy Faye Bakker, e famshme edhe qerpikët e saj të gjatë. Ajo e ktheu fenë në një biznes shumë fitimprurës, por që në vitet ’90, u shndërrua në skandal.
Starting: 08-05-2026 19:00:00
Bill Nighy. Një seri vrasjesh kanë tronditur komunitetin e Lajmhaus në Londën Viktoriane. Banorët besojnë se një krijesë e mbinatyrëshme, e quajtur Golem, mund të jetë përgjegjës. Inspektori Xhon Kildar merr përsiper të zbardhë ngjarjen
Starting: 08-05-2026 21:05:00
Rooney Mara, Joaquin Phoenix. Portretizimi i një prej figurave shpirtërore më enigmatike dhe më të keqkuptuara të historisë. Në kërkim të një jete të re, Maria Madalena braktis familjen e saj tradicionale për t’iu bashkuar një lëvizjeje sociale, të udhëhequr nga karizmatiku, Jezusi i Nazaretit.
Starting: 08-05-2026 22:56:00
Philip Seymour Hoffman në rolin që i dhuroi çmimin Oskar. Gjatë kërkimeve për librin e tij mbi vrasjen e një familjeje, shkrimtari Truman Capote ndërton një marrëdhënie të veçantë me njërin prej vrasësve...
Starting: 09-05-2026 00:53:00
Kjo është historia e udhëtimit të jashtëzakonshëm të motrave notare Jusra dhe Sara Mardini, që morën arratinë si refugjate nga Siria e shkatërruar nga lufta deri në pjesëmarrjen e Jusrës në Lojrat Olimpike të Rios në vitin 2016
Starting: 09-05-2026 02:46:00
Xhoni është një gazetar radiofonik shumë i vuajtur dhe i dashur që udhëton në mbarë vendin dhe interviston fëmijë për të mësuar mendimet e tyre për të ardhmen. Larguar nga e motra, ai do të detyrohet të kujdeset për nipin e tij të vogël, Xhesin me të cilin do të krijojë një lidhje të veçantë dhe të bukur
Starting: 09-05-2026 04:34:00
Bazuar në romanin e autorit polak Tadeusz Mostowicz. Në Poloninë ndërmjet dy luftrave, një kirurg i njohur humb familjen dhe kujtesën, pas një sulmi. Vite më vonë ai jeton i vetëm, pa e ditur kush është. Kur dikush nga e shkuara shfaqet, ai rivendos lidhjen me mjekësinë dhe me njerëzit e tij të dashur.
Starting: 09-05-2026 06:22:00
Një prej autorëve më të shitur në Francë në vitin 2011, fitues i 10 çmimeve letrare, përkthyer në 30 gjuhë të botë.... Një romancë prekëse me skenar të vetë autorit David Foinkinos, nën interpretimin e Audrey Tautou...
Starting: 09-05-2026 08:41:00
Nga regjisori fituesi i çmimit Oskar Robert Zemeckis. Me Brad Pitt, Marion Cotillard. Historia e agjentit Maks Vatan, i cili në vitin 1942 takon luftëtaren e Rezistencës franceze Marianë Bosizhur, gjatë një misioni të rrezikshëm. Të ribashkuar në Londër, romanca e tyre vihet në rrezik nga presionet e luftës.
Starting: 09-05-2026 10:32:00
Femrat e familjes Ueston, të njohura për karakterin e fortë, detyrohen nga një krizë familjare që të rikthehen në shtëpinë e fëmijërisë, tek gruaja problematike që i rriti, në Oklahoma.
Starting: 09-05-2026 12:37:00
Regjisori fitues i çmimit Oskar, Oliver Stone sjell historinë e patreguar të Edward Snowden, njeriut më kontrovers që ekspozoi përgjimin e jashtëligjshëm të Agjencisë të Sigurimit Amerikan...
Starting: 09-05-2026 14:40:00
Kandidat për 3 çmime Oskar. Don Cheadle, Sophie Okonedo, Joaquin Phoenix. Gjatë kohës së pastrimeve etnike në Ruanda, një menaxher hoteli strehon mbi një mijë refugjatë tutsi, në përpjekje gati të pashpresë për t’u shpëtuar jetën.
Starting: 09-05-2026 16:58:00
Në prag të Luftës II Botërore, një e ve e pasur punëson një arkeolog amator për të gërmuar tuma misterioze në tokën e saj, duke çuar në një zbulim marramendës. Kandidat për 5 çmime Bafta
Starting: 09-05-2026 19:01:00
Woody Harrelson, Emily Mortimer, Ben Kingsley. Një çift amerikan, ndërmerr një udhëtim me tren nga Pekini për në Moskë. Por pas takimit të rastësishëm me një çift misterioz, udhëtimi do të marrë një kthesë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse
Starting: 09-05-2026 20:54:00
Me Jessica Chastain. Nga fituesja e cmimit Oskar, regjisorja e ’The hurt locker’ Kathryn Bigelow vjen historia e misionit të fshehtë që zgjati 10 vjet: Gjetja dhe eleminimi i liderit terrorist Osama Bin Laden...
Starting: 09-05-2026 22:45:00
Fitues i 40 çmimeve kinematografike. Besi do të martohet me njeriun e zemrës, por një aksident bën që jeta e tyre të ndryshojë
Starting: 10-05-2026 01:20:00
Kjo është historia e vërtetë e një prej momenteve më të mëdha në historinë së sportit: Fitorja e Skuadrës Olimpike Amerikane të hokejit në akull kundër asaj sovjetike në 1980.
Starting: 10-05-2026 04:00:00
Në Spanjën e shekullit të 16-të, të pushtuar nga ambicia për pushtet, e ardhmja e mbretërisë varet nga shëndeti mendor i një gruaje të vetme. Por a mundet që Huana të ndërmjetësojë midis dy burrave të jetës së saj për të parandaluar një luftë midis mbretërive apo çmenduria e saj do të jetë justifikimi i përsosur për të filluar luftën?
Starting: 10-05-2026 06:10:00
Kandidat për 3 çmime Oskar 2021. Me Kingsley Ben-Adir, Leslie Odom Jr., Eli Goree. Legjendat: Muhamed Ali, Malcolm X, Sam Cooke dhe Jim Brown takohen një natë për të përmbysur dallimet racore në SHBA-në e viteve ’60
Starting: 10-05-2026 08:05:00
Glenn Close, Jonathan Pryce. Gruaja e një shkrimtari të famshëm, në dukje bashkëshorte ideale, është detyruar të sakrifikojë gjithçka, edhe dinjitetin, për lavdinë dhe famën e të shoqit. Fitues i çmimit Globi i Artë, kandidat për çmimin Oskar.
Starting: 10-05-2026 10:00:00
Anthony Hopkins, Jeffrey Dean Morgan, Colin Farrell. Në pamundësi për të zgjidhur një sërë vrasjesh, një agjent i FBI-së kërkon ndihmën e një ish-doktori me fuqi psiqike...
Starting: 10-05-2026 11:40:00
Kate Winslet, Saoirse Ronan. Angli, vitet 1840. Mary, një paleontologe e famshme, detyrohet të kujdeset për Charlottën, gruan e sëmurë të një pasaniku. Dy gratë zhvillojnë një lidhje të fuqishme, që do të ndryshojë jetët e tyre përgjithmonë.
Starting: 10-05-2026 13:20:00
Agjenti federal Aaron Falk (Eric Bana) kthehet pas shumë kohësh në vendlindjen e tij, të goditur nga thatësira, për të marrë pjesë në varrimin e një miku të fëmijërisë. Por kthimi i tij, hap një plagë të vjetër tek banorët e qytetit: vdekjen e pazgjidhur të një adoleshenteje...
Starting: 10-05-2026 15:20:00
Susan Sarandon, Sam Neill, Kate Winslet; Një nënë e sëmurë së cilës i janë prenë shpresat për jetën, mbledh familjen e saj rreth vetes për të fundit herë para se të largohet në përqafimin më të ndjerë e mallëngjyes për të gjithë ata
Starting: 10-05-2026 17:20:00
Koletë Hjusi, një avokate që mbron të drejtat e pacientëve, njihet me Eleonor Risin, një paciente psikiatrie, që do ta ndryshojë kryekëput jetën e Koletës
Starting: 10-05-2026 19:00:00
Tom Cruise në një nga rolet më të përfolura... Bazuar në historinë e vërtetë të një grupi oficerësh Gjermanë, të cilët gjatë Luftës së II Botërore, tentuan të eliminonin Adolf Hitlerin, nëpërmjet të ashtuquajturit operacionit ’Valkyrie’.
Starting: 10-05-2026 20:50:00
Ndërkohë që merr pjesë në funeralin e babait që s’e shihte prej kohësh, një i ri zbulon se ka edhe një motër... Një njohje kjo, që do të ndryshojë gjithçka në jetën e të dyve...
Starting: 10-05-2026 22:50:00
Drew Seeley Rosalie McIntire Sofia Pernas; Pasi të njihet me një djalë të pashëm e magjepsës, në fund, Moli do të zbulojë se në të vërtetë ai nuk është personi që ajo mendonte, por personi që e ka vëzhguar dhe dëshiron t’i bëjë keq
Starting: 11-05-2026 00:40:00
Bazuar në romanin me të njëjtin titull të Walter Kim. Kandidat për 6 çmime Oskar dhe fitues i 55 çmimeve të tjera kinematografike. Me Vera Farmiga, Anna Kendrick, vjen historia e një njeriu, gati për të nisur fluturimin...
Starting: 11-05-2026 02:10:00
Një regjisore dokumentarësh dhe kolegët e saj të diplomuar nga Gjenerata X përballen me jetën pas universitetit, duke kërkuar punë dhe dashuri në Hjuston.
Starting: 11-05-2026 03:50:00
Renée Zellweger, Kevin Bacon, Logan Lerman. Bazuar në historinë e vërtetë të një gruaje, e cila pasi kap burrin e saj duke tradhtuar, bën të pamundurën për të gjetur njeriun e përkryer që të kujdeset për të dhe 2 fëmijët e saj...
Starting: 11-05-2026 05:30:00
Marion Cotillard. Një dramë shumëdimensionale mes një luftëtari ndeshjesh të jashtëligjshme dhe një stërvitëseje balenash që tregon se jeta fillon pikërisht atëherë kur duket se gjithçka ka mbaruar. Kandidat për Palmën e Artë, 2012.
Starting: 11-05-2026 07:15:00
Film kandidat për çmimin Oskar 2022. Me Benedict Cumberbatch, Kirsten Dunst, Jesse Plemons. Bazuar në romanin me të njëjtin titull nga Thomas Savage. Fermeri autoritar dhe i ashpër Phil Burbank ndjell frikë tek ata që e rrethojnë. Kur i vëllai sjell në shtëpi gruan e tij të re, të venë Rozë dhe djalin e saj, Phil e gjen veten të ekspozuar ndaj mundësisë së dashurisë...
Starting: 11-05-2026 09:20:00
Diane Lane, Raoul Bova. Pas një divorci të dhimbshëm, një grua shkon me pushime në Toskanë dhe në një vendim të momentit blen një vilë të vjetër. Një vendim që do ta njohë me shumë njerëz dhe do t’i ndryshojë përgjithmonë jetën.
Starting: 11-05-2026 11:20:00
Jason Segel, Dakota Johnson, Casey Affleck. Bazuar në një histori të vërtetë dhe të jashtëzakonshme. Pas marrjes së një lajmi tronditës, një çift gjen mbështetjen e papritur të shokut të tyre të ngushtë, i cili vendos jetën e tij në pritje dhe zhvendoset në shtëpinë e tyre. Por kur qëndrimi i tij i menduar si afatshkurter, zgjatet, kufiri ndarës mes miqësisë dhe familjes fillon të venitet.
Starting: 11-05-2026 13:15:00
Luke Wilson, Vinessa Shaw, Wayne Knight. Bazuar në romanin Best Seller me të njëjtim titull të Jim Dent. Kjo është historia e vërtetë e ’Mighty Mites’, ekipi i futbollit nga jetimorja e qytetit të Fort Worth, të cilët gjatë Depresionit të Madh, edhe pse mes shumë vështirësive, arritën të shkonin në Kampionatin Kombëtar të Teksasit.
Starting: 11-05-2026 15:10:00
Prezantuar në Toronto Film Festival 2023. Një film nga Azazel Jacobs. Tri motra, ritakohen në Nju Jork për t’u kujdesur për babanë e sëmurë. Të detyruara të jetojnë së bashku, tensionet e vjetra shpërthejnë, sekretet dalin në pah, dhe ndjenjat e përgjegjësisë për familjen, vihen në provë.
Starting: 11-05-2026 17:15:00
Film pjesëmarrës në Festivalin e 70-të të Berlinit. Një djalë i ri hebre (Nahuel Pérez Biscayart), për të shmangur ekzekutimin në një kamp përqëndrimi, betohet se është persian. Por kur një oficer nazist (Lars Eidinger) i kërkon atij t’i mësojë persisht, ai duhet të shpikë një gjuhë të rreme, për të mbijetuar.
Starting: 11-05-2026 19:00:00