Hoy TREXIPTV
Llano, drejtor dikasteri, ka probleme profesionale dhe shoqërore. Kritika e gazetës lokale, në të cilën i tërhiqet vëmendje për punën e tij, kthehet në problem. Ai mendon se në të mund të ketë dorë shoku i tij i fëmijërisë, Gori. Gjatë ballafaqimit me të, ai kupton se dikush tjetër fshihet pas kësaj.
Starting: 06-06-2026 06:25:00
Andoni, një violinist i ri, po studion seriozisht për konkursin e pranimit në Akademinë e Arteve të Bukura. Por Kozmai, i ati, mendon se i biri nuk mund ta fitojë konkursin pa ndërhyrje, dhe lëshon alarmin e mobilizon të gjithë miqtë për të ndërhyrë te komisioni i Akademisë.
Starting: 06-06-2026 08:05:00
Taulanti 4 vjeçar, fëmija i vetëm i një familjeje intelektuale, nuk mund ta durojë më vetminë. Ai do një motër. Por sa më shumë ngulmon Taulanti, aq më shumë e neglizhon mamaja e tij këtë kërkesë, pasi nuk do që të rrezikojë karrierën e saj artistike.
Starting: 06-06-2026 09:00:00
Harizi, një njeri dembel që nuk e do punën, mundohet të përfitojë një vend të rehatshëm dhe kur nuk ia del, fillon të shpifë e të dërgojë letra anonime.
Starting: 06-06-2026 10:15:00
Luka transferohet në një qytezë veriore. Në udhëtimin e parë bashkë me të shoqen, rruga është e bllokuar nga dëbora. Luka i trembet jetës së kësaj qyteze, por gjen një mjedis shoqëror shumë të shëndetshëm, ku gruaja e tij ndihet shumë mirë.
Starting: 06-06-2026 11:35:00
Ngjarjet zhvillohen në një fshat të vogël në Ukrainë, gjatë fundit të shekullit të 19-të. Është historia e Leonit, një mësuesi shkolle, që nis një punë të re për të edukuar Sofinë, vajzën e mjekut dr. Zubritsky. Leoni zbulon se fshatin e ka zënë një mallkim që i bën të gjithë budallenj, por gjithçka do të ndërlikohet edhe më shumë kur Leoni bie në dashuri me nxënësen e tij, Sofinë.
Starting: 06-06-2026 13:00:00
Filmi bazohet dhe e zhvillon subjektin e një legjende të njohur të sakrificës në kështjellën e Rozafës, si një interpretim i lirë i asaj që njerëzit kanë ruajtur në shekuj. Tre vëllezër të martuar vendosin të sakrifikojnë në kështjellë gruan që do t’u shpjerë drekën, në mënyrë që muri të mos rrëzohet përsëri në tokë.
Starting: 06-06-2026 14:35:00
Vizita e dy artisteve për të mbajtur një koncert në qytetin e Lushnjës gjatë kohës së monarkisë shqiptare, trondit jetën e një qyteti tejet konservator.
Starting: 06-06-2026 16:00:00
Elteva, e cila sapo ka filluar punë në bankë, vëren dëmet e sjella nga puna e dikujt që po ndjek një zgjidhje ekonomike të gabuar. Ajo gjendet në udhëkryq dhe në një moment pyet veten pse të gjithë janë kundër saj. Pasi diagnostikimit të gabuar të mjekut, i cili pretendon për një shtatëzani, asaj i duhet të luftojë me paragjykimet, por edhe me shefin e saj.
Starting: 06-06-2026 17:35:00
Filmi sjell në vëmendje një ish-fotograf lufte që përpiqet të largojë fantazmat e të shkuarës duke fotografuar vetëm pemë. Një ditë vendos të kalojë detin me traget. Kur arrin në Shqipëri, i afrohet vendit ku ka bërë fotografinë e fundit, sikur të ishte duke rindjekur gjurmët e tij
Starting: 06-06-2026 19:00:00
Një biznesmen i suksesshëm akuzohet për vrasje. Një ekspert që merret që merret me trajnimin e dëshmitarëve ka më pak se tre orë kohë që të planifikojë një strategji të pagabueshme mbrojtjeje për ta shpëtuar nga gjykimi
Starting: 06-06-2026 20:50:00
Llano, drejtor dikasteri, ka probleme profesionale dhe shoqërore. Kritika e gazetës lokale, në të cilën i tërhiqet vëmendje për punën e tij, kthehet në problem. Ai mendon se në të mund të ketë dorë shoku i tij i fëmijërisë, Gori. Gjatë ballafaqimit me të, ai kupton se dikush tjetër fshihet pas kësaj.
Starting: 06-06-2026 22:05:00
Vizita e dy artisteve për të mbajtur një koncert në qytetin e Lushnjës gjatë kohës së monarkisë shqiptare, trondit jetën e një qyteti tejet konservator.
Starting: 06-06-2026 23:40:00
Elteva, e cila sapo ka filluar punë në bankë, vëren dëmet e sjella nga puna e dikujt që po ndjek një zgjidhje ekonomike të gabuar. Ajo gjendet në udhëkryq dhe në një moment pyet veten pse të gjithë janë kundër saj. Pasi diagnostikimit të gabuar të mjekut, i cili pretendon për një shtatëzani, asaj i duhet të luftojë me paragjykimet, por edhe me shefin e saj.
Starting: 07-06-2026 01:15:00
Filmi bazohet dhe e zhvillon subjektin e një legjende të njohur të sakrificës në kështjellën e Rozafës, si një interpretim i lirë i asaj që njerëzit kanë ruajtur në shekuj. Tre vëllezër të martuar vendosin të sakrifikojnë në kështjellë gruan që do t’u shpjerë drekën, në mënyrë që muri të mos rrëzohet përsëri në tokë.
Starting: 07-06-2026 02:40:00
I vogli Velo mezi pret të rritet dhe të bëhet partizan i vërtetë. Kjo dëshirë e tij forcohet edhe më shumë pas vrasjes së të atit nga armiqtë dhe ai këmbëngul që ta zëvëndësojë atë me çdo kusht. Disa herë ai nuk pranohet në radhët e partizanëve për shkak të moshës së tij të vogël dhe të ”pushkës që është më e gjatë se ai”. Por Velo nuk dorëzohet.
Starting: 07-06-2026 04:05:00
Ditët e para pas çlirimit, Agroni dhe Nora, dy të rinj partizanë, ngarkohen me detyra të rëndësishme në një qytet bregdetar. Tani ata vihen në ndjekje të sabotatorëve. Së shpejti do të martohen, por Nora vuan nga glaukoma dhe rrezikon të verbohet. Mjeku që e kuron, një armik i fshehtë i pushtetit, nuk e ndihmon të kalojë sëmundjen.
Starting: 07-06-2026 05:00:00
Bardhyli dhe Madalena janë një çift i sapomartuar. Ata jetojnë të lumtur dhe në harmoni, deri në momentin kur Bardhyli ndikohet nga fjalët e komshinjve të panjohur. Midis bashkëshortëve fillojnë zënkat dhe zemërimi.
Starting: 07-06-2026 06:00:00
Filmi trajton një temë të rëndësishme sociale në lidhje me familjen. Një film i ri po xhirohet në një qytet të vogël. Aktorët janë një grup fëmijësh. Genti i vogël është i shqetësuar sepse prindërit e tij, Liljana dhe Kujtimi, janë ndarë për shkak të fanatizmit të Kujtimit në lidhje me karrierën e Liljanës.
Starting: 07-06-2026 07:15:00
Pesë fëmijë nisen pa leje me një varkë në kërkim të aventurave. Gjatë këtij udhëtimi ku iu rezervohen shumë surpriza ata njihen më mirë me njëri - tjetrin. Aventura mbaron kur ata gjejnë një libër shumë të vjetër të mbushu.
Starting: 07-06-2026 08:20:00
Pasi kryen shërbimin ushtarak dhe kthehet në shtëpinë e tij në fshat, një i ri kërkon me çdo kusht të fillojë një jetë të re në qytet. Por si dembel dhe pa profesion që është, atij do t’i dalin përpara shumë pengesa dhe të papritura që krijojnë situata komike.
Starting: 07-06-2026 09:40:00
Tafili, djali i nënë Pashakos, vritet nga fashistët. Pushtuesit, të ndihmuar nga spiunët, bëjnë bastisje në fshatin e Pashakos, dhe e thërrasin atë dhe djemtë e tjerë të saj, që të bëjnë identifikimin e ilegalit, por asnjë nga familja dhe fshati nuk dorëzohen përballë fashistëve dhe dhimbjes.
Starting: 07-06-2026 10:50:00
Në ekuipazhin e anijes ”Shqiponja” ka kohë që zien debati për gjetjen dhe studimin e zonave të gjuetisë së peshkut. Mes debateve fillon punën Petriti, një oficer i ri marine. Ai përkrah kapiten Borakun që ngulmon në futjen e metodave të reja për kapjen e peshkut.
Starting: 07-06-2026 12:15:00
Teatër, 1998. Historia e një babai, me origjinë nga fshati dhe gruas së tij e rritur në qytet, të cilët përpiqen që vajza e tyre të bëhet yll i muzikës klasike. Komedia ironizon kompleksin e inferioritetit që vjen nga izolimi shumëvjeçar.
Starting: 07-06-2026 13:05:00
Deda, një djalë i ri me entuziazmin e moshës dhe dashuri për punën, endet përgjatë linjës telefonike duke kërkuar shkëputjen. Njerëzit që jetojnë në zona të thella malore presin me padurim të rregullohet linja e t’i urojnë njëri-tjetrit Vitin e Ri.
Starting: 07-06-2026 14:45:00
Dy të rinj, Ardi dhe Rina, e pëlqejnë njëri tjetrin. Ata janë në hapat e parë të jetës. Filmi trajton probleme sociale, ndikimin e shoqërisë në edukimin dhe përgatitjen e të rinjve.
Starting: 07-06-2026 16:15:00
Agroni dhe Marjeta po jetojnë një fejesë të lumtur deri në ditën kur në një gjyq të proceduar nga Agroni, dy persona të akuzuar për vjedhje, zbulojnë fakte që implikojnë edhe babanë e Marjetës. Agroni vihet në mes të dashurisë dhe detyrës. Pas një dileme, ai gjen kurajo dhe vendosmëri të refuzojë dashurinë me interes të së fejuarës së tij.
Starting: 07-06-2026 17:25:00
Ekranizim i komedisë ”14 vjeç dhëndër” nga Andon Zako Çajupi. Historia e martesës së Gjinos 14-vjeçar me Marigonë 28-vjeçare. Me ndihmën e të dashurit të saj, Trimit, Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë.
Starting: 07-06-2026 19:05:00
Një telekomedi që parodizon diktaturën komuniste dhe ish-diktatorin e Shqipërisë, ndërmjet aventurave qesharake të personazheve si xha Braho, Nafija dhe Sillo. Përmes batutave e gjuhës filmike të përzgjedhur me mjeshtëri, kjo komedi televizive u kthye në një nga filmat më të suksesshëm të humorit të viteve’90-të.
Starting: 07-06-2026 20:30:00
Një pensionist, për të mbijetuar, lëshon dy dhomat e tij me qira. Në vend që të fitojë, ai e sheh veten gjithmonë e më shumë të humbur, derisa përfundon së bashku me të shoqen duke fjetur në tarracën e pallatit
Starting: 07-06-2026 21:20:00
Vendimi i Ollgës për të jetuar në fshat me Melin, vajzën e saj që punon si ndihmësmjeke, kthehet në situata plot peripeci. Pas përpjekjeve për të gjetur një dhëndër qyteti, Ollga i prezanton Melit, Koçin, që hiqet si artist i vërtetë. Por Meli ka rënë në dashuri me Bujarin dhe nuk shkulet nga fshati.
Starting: 07-06-2026 21:55:00
Teatër, 1998. Historia e një babai, me origjinë nga fshati dhe gruas së tij e rritur në qytet, të cilët përpiqen që vajza e tyre të bëhet yll i muzikës klasike. Komedia ironizon kompleksin e inferioritetit që vjen nga izolimi shumëvjeçar.
Starting: 07-06-2026 23:40:00
Deda, një djalë i ri me entuziazmin e moshës dhe dashuri për punën, endet përgjatë linjës telefonike duke kërkuar shkëputjen. Njerëzit që jetojnë në zona të thella malore presin me padurim të rregullohet linja e t’i urojnë njëri-tjetrit Vitin e Ri.
Starting: 08-06-2026 01:25:00
Pasi kryen shërbimin ushtarak dhe kthehet në shtëpinë e tij në fshat, një i ri kërkon me çdo kusht të fillojë një jetë të re në qytet. Por si dembel dhe pa profesion që është, atij do t’i dalin përpara shumë pengesa dhe të papritura që krijojnë situata komike.
Starting: 08-06-2026 02:55:00
Dino Bregu, dikur kryetar i një ferme shtetërore, mëson se Iliri, zëvendësuesi i tij, është i lidhur me vajzën e tij të vetme. Atij i duhet të bjerë dakord me këtë situatë dhe me qëndrimin e njerëzve kundrejt tij.
Starting: 08-06-2026 04:10:00
Fitimi punon si mekanik në një ofiçinë. Nga pakujdesia, ai lë pa rregulluar frenat e një kamioni, dhe i shkakton një aksident shoferit, Petros. Petro do të ndëshkohet për pakujdesi. Fitimin fillon ta brejë ndërgjegja, por e ka të vështirë ta pranojë fajin. E fejuara e tij i jep kurajë për të treguar të vërtetën.
Starting: 08-06-2026 05:00:00
Viti ’43. Partizania trime Lilo Labja plagoset rëndë në këmbë nga gjermanët. Shokët e transportojnë mes plumbave e vështirësive drejt spitalit partizan. Aty nis dhe pëlqimi mes saj dhe Jahos. Në pranverën tjetër, Jaho dhe shokët kthehen për ta marrë Lilon në spital.
Starting: 08-06-2026 06:15:00
Filmi u kushtohet dy artistëve Tefta Tashko e Kristaq Koço, korifejtë e artit të viteve ’30 e ’40 të shekullit XX.
Starting: 08-06-2026 08:00:00
Bazuar në tregimin e Sotir Andonit ”David Selenikasi”. Filmi flet për aspektet dramatike të mesjetës të personifikuara në fatin e piktorit Andrea Selenica. Ai ka një fund tragjik. Bie pre e pabesive të klerikëve të cilët ”në emër të zotit” nuk hezitojnë të përdorin edhe helmin, vetëm pse Andrea guxoi të ngrihej kundër ligjeve të kishës.
Starting: 08-06-2026 08:50:00
Filmi është ndërtuar në tre histori: ”Armët”, ”Meço” dhe ”Ura”. Flet për heroizmin e njerëzve të thjeshtë gjatë viteve të stuhishme të Luftës së Dytë Botërore, ku ata rrëmbejnë armët, rindërtojnë urat e hedhura në erë, ku më të mirët sakrifikohen.
Starting: 08-06-2026 10:00:00
Ngjarjet zhvillohen në kënetën e Nusekanës për të cilën flitet edhe në një legjendë. Në kantier vijnë për të kryer praktikën mësimore dy studente të vitit të parë të agronomisë, Eda me Borën. Pasioni për profesionin i mobilizon vajzat të ambientohen me jetën aty. Midis Borës dhe Fanit, agronomit të ri, lindin shkëndijat e dashurisë.
Starting: 08-06-2026 11:55:00
Dramatizim i romanit me të njëjtin titull nga Ismail Kadare. Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister, është subjekti i dramës. Bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, drama vë përballë dy personazhe: kolonelin gjerman, Fritz Wan Schwabe dhe mikun e tij të universitetit, shqiptarin, dr. Gurameton e madh.
Starting: 08-06-2026 13:00:00
Filmi është i bazuar në ngjarjen reale të dy heroinave: Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima, dy vajza të reja, të cilat i torturojnë për të zbuluar lidhjet me lëvizjen komuniste. Në fund ata i ekzekutojnë, duke i varur në litar në mes të qytetit.
Starting: 08-06-2026 15:00:00
Irena, një fizikane e re, bashkë me dy kolegë të saj, ndërmerr një studim të rëndësishëm larg nga shtëpia. Ajo shkon për një kontroll shëndetësor në spitalin e qytetit dhe mëson se vuan nga një sëmundje e rëndë. Pasi e merr veten nga tronditja, Irena pajtohet me realitetin duke çmuar çdo sekondë të jetës.
Starting: 08-06-2026 16:30:00
Vullneti, i rritur në shtëpinë fëmijës, sapo ka mbaruar ushtrinë dhe duhet të zgjidhë një sërë problemesh. Për këtë ai gjen mbështetje tek drejtoresha e shtëpisë së fëmijës dhe tek Nasho, ustai i repartit ku ai punonte para ushtrisë.
Starting: 08-06-2026 18:00:00
’, N.Xhepa, L.Xhuvani, M.Shanaj. Skenari: Besa Myftiu, Regjisor: Albert Minga
Starting: 08-06-2026 19:00:00
Një grua të cilës sapo i ka vdekur i shoqi, fton një natë të dashurën që ai ka pasur. I thotë se i shoqi në testament ka lënë diçka edhe për të. Që të mos hapë proces gjyqësor ajo do e lërë siç është testamentin, por me kushtin që ish-e dashura ti tregojë të gjithë historinë e tyre.
Starting: 08-06-2026 20:25:00
Filmi është ndërtuar në tre histori: ”Armët”, ”Meço” dhe ”Ura”. Flet për heroizmin e njerëzve të thjeshtë gjatë viteve të stuhishme të Luftës së Dytë Botërore, ku ata rrëmbejnë armët, rindërtojnë urat e hedhura në erë, ku më të mirët sakrifikohen.
Starting: 08-06-2026 21:05:00
Ngjarjet zhvillohen në kënetën e Nusekanës për të cilën flitet edhe në një legjendë. Në kantier vijnë për të kryer praktikën mësimore dy studente të vitit të parë të agronomisë, Eda me Borën. Pasioni për profesionin i mobilizon vajzat të ambientohen me jetën aty. Midis Borës dhe Fanit, agronomit të ri, lindin shkëndijat e dashurisë.
Starting: 08-06-2026 22:55:00
Irena, një fizikane e re, bashkë me dy kolegë të saj, ndërmerr një studim të rëndësishëm larg nga shtëpia. Ajo shkon për një kontroll shëndetësor në spitalin e qytetit dhe mëson se vuan nga një sëmundje e rëndë. Pasi e merr veten nga tronditja, Irena pajtohet me realitetin duke çmuar çdo sekondë të jetës.
Starting: 09-06-2026 00:00:00
Vullneti, i rritur në shtëpinë fëmijës, sapo ka mbaruar ushtrinë dhe duhet të zgjidhë një sërë problemesh. Për këtë ai gjen mbështetje tek drejtoresha e shtëpisë së fëmijës dhe tek Nasho, ustai i repartit ku ai punonte para ushtrisë.
Starting: 09-06-2026 01:25:00
Filmi është i bazuar në ngjarjen reale të dy heroinave: Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima, dy vajza të reja, të cilat i torturojnë për të zbuluar lidhjet me lëvizjen komuniste. Në fund ata i ekzekutojnë, duke i varur në litar në mes të qytetit.
Starting: 09-06-2026 02:25:00
Miti, një punëtor i vjetër, dhe Sokoli, një shofer i ri, bëjnë gjithë përpjeket për të transportuar në rrugë të vështira që nga porti i Durrësit deri në një uzinë të rëndësishme një kullë të lartë metalike, që nuk e merr dot asnjë tjetër përsipër.
Starting: 09-06-2026 04:00:00
Fatmiri i vogël, prindërit e të cilit kanë punuar në një kantier ndërtimi, ëndërron të ndërtojë edhe vetë një qytet. Për këtë i ndihmon kujdestarja e kopshtit dhe një punëtor që u sjell të gjithë shokëve të tij vegla pune. Ndërtohet kështu, brenda oborrit të një kopshti, qyteti më i ri i botës.
Starting: 09-06-2026 05:00:00
Lufta e Dytë Botërore. Rinia antifashiste tërhoqi masa të gjera të popullit në fushat e futbollit duke i kthyer ndeshjet sportive në manifestime kundër pushtuesve. Të tilla ishin edhe ndeshjet e futbollit midis skuadrës amatore ”Shprefeja” dhe skuadrës fashiste. Lojtarët shqiptarë dhe fansat e tyre përleshen me fashistët dhe e kthejnë fushën e blertë në një fushë beteje.
Starting: 09-06-2026 05:50:00
Në ekuipazhin e anijes ”Shqiponja” ka kohë që zien debati për gjetjen dhe studimin e zonave të gjuetisë së peshkut. Mes debateve fillon punën Petriti, një oficer i ri marine. Ai përkrah kapiten Borakun që ngulmon në futjen e metodave të reja për kapjen e peshkut.
Starting: 09-06-2026 07:10:00
Teatri Kombëtar i Kukullave bën 70 vjeç. 6-dhjetorin e vitit 1950, atë plejadë aktorësh, skenografësh, kostumografësh dhe regjisorësh, që kanë bërë emrin e këtij institucioni në godinën e ndërtuar në vitin 1925, e kujtojnë në këtë periudhë të vështirë pandemie artistët që çdo ditë vazhdojnë t’u japin jetë kukullave, për të edukuar spektatorët më çiltër, fëmijët.
Starting: 09-06-2026 08:00:00
Një grup vajzash dhe grash partizane, nisen në Beratin e çliruar për të marrë pjesë në Kongresin e parë të Gruas Antifashiste. Atyre u duhet të kalojnë mes një rruge të vështirë nëpër zona ende të pushtuara.
Starting: 09-06-2026 09:00:00
Namiku, brenda një kohe të shkurtër sjell shqetësime në atmosferën e gëzueshme të një grupi saldatorësh. Kjo reflektohet edhe në jetën e tij private dhe familjare, por sidomos në marrëdhëniet me vjehrrin e tij.
Starting: 09-06-2026 10:20:00
Agroni dhe Marjeta po jetojnë një fejesë të lumtur deri në ditën kur në një gjyq të proceduar nga Agroni, dy persona të akuzuar për vjedhje, zbulojnë fakte që implikojnë edhe babanë e Marjetës. Agroni vihet në mes të dashurisë dhe detyrës. Pas një dileme, ai gjen kurajo dhe vendosmëri të refuzojë dashurinë me interes të së fejuarës së tij.
Starting: 09-06-2026 11:15:00
Teatër, 2006. ”Dadot ”e autorit grek Jorgos Kurti ka në qendër xhaxhain së bashku me nipin e tij, që të dy-ish të burgosur dhe të papunë rekrutohen nga një i pasur, për të shoqëruar gruan e tij. Në pritje të shfaqjes së gruas së pronarit brenda katër mureve të shtëpisë, personazhet ndihen në kurth. Xhaxha Petro, kërkon jetën e dikurshme, të qejfeve dhe dëfrimeve, ndërsa nipi i tij Pavllo kërkon shtëpinë
Starting: 09-06-2026 12:55:00
Viti ’42. Në një qytet bregdetar, bëhen planet dhe penetrimet e illegalëve për të hedhur në erë një depo ushtarake me municione. Jaho Labi, që hyn në punë si hamall, dhe vajza e Riza Korrës, Vera, të cilën i ati kërkon ta mbajë të mbyllur, lidhen me njerëzit e lëvizjes komuniste, ndërsa toger Gurabardhi që ka punuar pranë italianëve, e ndihmon të gjithë grupin të arrijë qëllimin.
Starting: 09-06-2026 14:15:00
Filmi është bazuar në ngjarje reale të viteve ’50. Tomorri është i infiltruar në një grup të agjenturave të huaja dhe zbulon dokumente sekrete, baza, dhe mjete komunikimi.
Starting: 09-06-2026 15:55:00
Është fundi i luftës dhe katër partizanë zbarkojnë në një ishull grek përtej detit. Ata kanë mision për të kapur dikë, emri fals i të cilit mban mbi supe krime të rënda.
Starting: 09-06-2026 17:45:00
Leli është një burrë i dëshpëruar i të dyzetave. I lodhur nga jetesa në Nju Jork, ai kthehet në vendlindjen e tij në Tiranë.I pakënaqur me martesën e tij dhjetë vjeçare vendos të jetojë pa gruan në qytetin e zhurmshëm të lokaleve të natës dhe klubeve. Një zë i vazhdueshëm e shoqëron çdo sekondë të ditës, ai i gruas së tij, Ela, të cilën ai e la mbrapa në Nju Jork. Pasioni për seks me një grua në të dyzetat dhe marrëdhëniet e tij me një 25-vjeçare e shtyjnë Lelin që të zvogëlojë dozën e përditshm
Starting: 09-06-2026 19:00:00
Një reportazh nga Klodiana Shpendi mbi jetën dhe veprimtarinë e kineastit Mevlan Shanaj.
Starting: 09-06-2026 20:35:00
Ngjarjet e filmit zhvillohen në dimrin e vitit 1944. Dy korierë, fshatarët Kajo dhe Sandri, marrin urdhër të dorëzojnë një mesazh nga një qytet i pushtuar nga partizanët te një njësi përpara se ajo të nisë një sulm ndaj pozicioneve gjermane. Ndërsa kryente këtë detyrë, Sandri vritet në luftime nga gjermanët, por Kajo ia arrin qëllimit të tij.
Starting: 09-06-2026 21:05:00
Filmi është bazuar në ngjarje reale të viteve ’50. Tomorri është i infiltruar në një grup të agjenturave të huaja dhe zbulon dokumente sekrete, baza, dhe mjete komunikimi.
Starting: 09-06-2026 21:55:00
Gjiganti i komedisë botërore, vijon demaskimin e shtresës së borgjezisë së re në Francën e shekullit XVII, duke demaskuar çdo të metë të saj. Një borgjez i ri, koprrac, kërkon të përfitojë gjithçka duke shfrytëzuar të tjerët dhe pa paguar asgjë. Kulmi arrin kur ai përpiqet të manipulojë edhe dashurinë e dy të rinjve, për të bërë për vete një vajzë shumë më të re në moshë.
Starting: 09-06-2026 23:40:00
Agroni dhe Marjeta po jetojnë një fejesë të lumtur deri në ditën kur në një gjyq të proceduar nga Agroni, dy persona të akuzuar për vjedhje, zbulojnë fakte që implikojnë edhe babanë e Marjetës. Agroni vihet në mes të dashurisë dhe detyrës. Pas një dileme, ai gjen kurajo dhe vendosmëri të refuzojë dashurinë me interes të së fejuarës së tij.
Starting: 10-06-2026 01:15:00
Ditët e para pas çlirimit, Agroni dhe Nora, dy të rinj partizanë, ngarkohen me detyra të rëndësishme në një qytet bregdetar. Tani ata vihen në ndjekje të sabotatorëve. Së shpejti do të martohen, por Nora vuan nga glaukoma dhe rrezikon të verbohet. Mjeku që e kuron, një armik i fshehtë i pushtetit, nuk e ndihmon të kalojë sëmundjen.
Starting: 10-06-2026 02:55:00
Ngjarjet zhvillohen në një repart ushtarak, në qendër të së cilave është komandant Fatosi. Intrigat e nën-oficer Raufit e vendosin atë në pozitë të vështirë, deri në atë pikë sa ai mund të përballet me gjyqin ushtarak. Kjo histori vë në provë dhe lidhjen e tij me të fejuarën
Starting: 10-06-2026 03:50:00
Ekranizim i novelës ”Nusja e humbëtirës”. Bela përgatitet të shkojë nuse në shtëpinë e Ganiut, të fejuarit të saj që do të dalë partizan në mal. Ngjarjet zhvillohen gjatë udhëtimit të karvanit të nuses, i cili gjen rrugës një partizan të plagosur.
Starting: 10-06-2026 05:00:00
Një agjent i huaj zbret në aeroportin e Rinasit dhe menjëherë nis kërkimet për të aktivizuar një agjent tjetër, Markon, me të cilin ka bashkëpunuar pranë gjermanëve gjatë luftës. Plani i tyre është hedhja në erë e një uzinë të madhe. Për këtë u duhet të marrin të dhëna nga Besa, e cila ka humbur disa dokumenta dhe ndihet e kërcënuar. Por plani i tyre dështon.
Starting: 10-06-2026 06:10:00
”Kamera dhe shpirti ”një film i ri dokumentar me skenar dhe regji nga Ylli Pepo. Dokumentari tregon për jetën dhe veprën e një prej kineastëve më të njohur të Shqipërisë, Dhimiter Lala. Sot në moshen 88 vjecare, ai tregon për xhirimet e kohës së diktaturës dhe për fatin e tij të hidhur në burgjet e asaj kohe.
Starting: 10-06-2026 07:55:00
Luka transferohet në një qytezë veriore. Në udhëtimin e parë bashkë me të shoqen, rruga është e bllokuar nga dëbora. Luka i trembet jetës së kësaj qyteze, por gjen një mjedis shoqëror shumë të shëndetshëm, ku gruaja e tij ndihet shumë mirë.
Starting: 10-06-2026 08:50:00
Luftëtari i brigadave partizane, Dritan Shkaba, ngarkohet me detyrë që të hapë shkolla në fshatrat e Mirditës. Por ai do të hasë vështirësi nga forcat që përpiqen të pengojnë reformën arsimore.
Starting: 10-06-2026 10:20:00
Viti 1944. Po afrohet liria. Në prag të Kongresit të Përmetit, katër partizanë marrin detyrë të çojnë një këngë te partizanët. Partizanit Mete i duket kjo një detyrë e çuditshme. Para se të arrijnë në destinacion, katër partizanët bien në përpjekje me gjermanët.
Starting: 10-06-2026 12:10:00
Teatër, 2019. Një komedi me dy akte, e shkruar në vitin 1932 nga Josip Rela, vënë në skenën e Teatrit Metropol si pjesë e festivalit të veprës shqiptare të arkivit”Metrofest 3”. Komedia bën fjalë për një djalë dhe një vajzë të dashuruar, të cilët janë në mes të një dileme. A duhet të fitojë dashuria e tyre për njëri-tjetrin apo mblesëria e përcaktuar nga familjet e tyre?
Starting: 10-06-2026 13:00:00
Ekranizim i romanit të Teodor Laços. Pas përfundimit të luftës, njerëzit e rinj që kanë marrë pushtetin fillojnë të përballen me urinë. Sekretari i partisë së qytetit, Martin Kreka, niset nëpër fshatra dhe udhëheq fushatën për grumbullimin e drithit që shitet në tregun e zi.
Starting: 10-06-2026 14:30:00
Tomka i mbetur jetim e i rritur nga xhaxhai dhe e shoqja, punon shofer në fshat. I ri rebel dhe i sertë nga natyra. Atij i hyn në zemër Flutura, mësuesja e biologjisë e ardhur nga qyteti. Një aksident do të ndryshojë jetën e të dyve.
Starting: 10-06-2026 16:10:00
Neritani, një gazetar i njohur, vendos të shkruajë një artikull kritik për një nga fermat më të mëdha të kryeqytetit. Ai gjendet nën presionin e kolegëve, familjarëve dhe ish të dashurës, për të mos e botuar shkrimin. Pavarësisht përpjekjeve, shkrimi botohet dhe drejtori i fermës dënohet për deklarim të shifrave fiktive te prodhimit.
Starting: 10-06-2026 17:45:00
Aktorë si Fatos Sela, Marin Orhanasi, Eni jani, Romir Zalla, Ahmet Pasha, etj. Si në një ëndërr publiku do të futet në universin Moxartian për të ridimensionuar fuqinë e talentit.
Starting: 10-06-2026 19:00:00
Arsen Morina po kalon momente dramatike. Ai mezi reagon ndaj dilemës se çdo të ndodhë me familjen dhe gruan e tij, Ana, të cilët janë në rrezik. Arseni nuk ka ndërmend të vegjetojë. Ai përpiqet të jetë aktiv në jetë duke kaluar tragjedi të vogla e të mëdha.
Starting: 10-06-2026 21:10:00
Luftëtari i brigadave partizane, Dritan Shkaba, ngarkohet me detyrë që të hapë shkolla në fshatrat e Mirditës. Por ai do të hasë vështirësi nga forcat që përpiqen të pengojnë reformën arsimore.
Starting: 10-06-2026 22:40:00