Aujourd hui TREXIPTV
Jeta, nxënëse në shkollën e vajzave, është anëtare e grupit ilegal dhe ngre në shkollën e saj grupin e të rejave antifashiste. Gjatë një feste, mësuesit fashistë duan të detyrojnë nxënësit të këndojnë himnin fashist. Kjo shkakton një nga demonstratat më të mëdha në kryeqytet, gjatë së cilës Jeta humb jetën.
Starting: 10-05-2026 02:29:00
Agroni dhe Marjeta po jetojnë një fejesë të lumtur deri në ditën kur në një gjyq të proceduar nga Agroni, dy persona të akuzuar për vjedhje, zbulojnë fakte që implikojnë edhe babanë e Marjetës. Agroni vihet në mes të dashurisë dhe detyrës. Pas një dileme, ai gjen kurajo dhe vendosmëri të refuzojë dashurinë me interes të së fejuarës së tij.
Starting: 10-05-2026 03:59:00
Filmi është ndërtuar në tre histori: ”Armët”, ”Meço” dhe ”Ura”. Flet për heroizmin e njerëzve të thjeshtë gjatë viteve të stuhishme të Luftës së Dytë Botërore, ku ata rrëmbejnë armët, rindërtojnë urat e hedhura në erë, ku më të mirët sakrifikohen.
Starting: 10-05-2026 05:39:00
Një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, shpallja e pavarësisë. Personalitetet më të famshme të kombit, të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali, pas shumë pengesash, arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912.
Starting: 10-05-2026 07:29:00
Dy shokë shkolle, Fredi dhe Spiro, takohen rastësisht. Fredi punon në fshat, ndërsa Spiro ka karrierë të shkëlqyer në qytet. Spiro ndjehet i tërhequr nga bukuria e Anës, gruas së Fredit. Papritur Ana ndeshet me një anë të panjohur të karakterit të të shoqit. Për hir të karrierës që i ofron Spiro, ai s’e kupton që miku i dikurshëm po i kërkon në këmbim diçka shumë të shenjtë për Anën.
Starting: 10-05-2026 08:55:00
Në mesin e viteve ’30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit italian të vitit 1939. Halit Berati, një klarinetist virtuoz, dhe Parandili, ftohen nga një sipërmarrës italian të regjistrojnë meloditë e tyre në pllaka gramafoni, të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe, fillojnë grevat e punëtorëve të naftës, ku Halit Berati është punëtor.
Starting: 10-05-2026 10:22:00
Një oficer i lartë i shërbimeve inteligjente shqiptare do të infiltrohet në grupet ilegale që veprojnë për interesat e agjencive të huaja dhe do të dekonspirojë aktivitetin e tyre kriminal.
Starting: 10-05-2026 12:10:00
Jashtë luftës së madhe antifashiste që bëri populli shqiptar nuk mbeten as fëmijët. Gurin, Piron, Milon dhe Tomin i bashkojnë lodrat e tyre fëmijërore. Ky gëzim i pakët i tyre herë pas here trazohet dhe prishet nga hija e rëndë e ushtarëve pushtues. Ata e kuptojnë se s’është më koha e lodrave. Edhe ata duhet të bëjnë diçka.
Starting: 10-05-2026 13:40:00
Vizita e dy artisteve për të mbajtur një koncert në qytetin e Lushnjës gjatë kohës së monarkisë shqiptare, trondit jetën e një qyteti tejet konservator.
Starting: 10-05-2026 15:00:00
Një agjent i sigurimit arrin të inflirtohet në radhët e një organizate me aktivitet kriminal dhe destabilizues. Në bashkëpunim me elementë të tjerë të shantazhuar, ai arrin të shkatërrojë organizatën.
Starting: 10-05-2026 16:35:00
Ditët e para pas çlirimit, Agroni dhe Nora, dy të rinj partizanë, ngarkohen me detyra të rëndësishme në një qytet bregdetar. Tani ata vihen në ndjekje të sabotatorëve. Së shpejti do të martohen, por Nora vuan nga glaukoma dhe rrezikon të verbohet. Mjeku që e kuron, një armik i fshehtë i pushtetit, nuk e ndihmon të kalojë sëmundjen.
Starting: 10-05-2026 17:55:00
Iliri është një fëmijë i llastuar. Ai nuk i duron dot më përkëdheljet e së ëmës dhe vendos të provojë veten gjatë një udhëtimi me një grup alpinistësh të rinj në malet e Shqipërisë. Kjo bën që ta shohë jetën nga një tjetër këndvështrim.
Starting: 10-05-2026 18:55:00
Në familjen e Kozma Selitës, çdo pjesëtar është i dhënë me pasion pas punës së tij. Mamaja, Vita, është rrobaqepëse, djali më i madh, Xhoxhi, punon në rafinerinë e naftës, Aurora është farmaciste dhe Vaso naftëtar. Flonja dashuron Vason, por ajo do që Vaso të heqë dorë nga të qenit naftëtar. Por Vaso, i edukuar me dashurinë ndaj profesionit të tij, nuk mund të pajtohet me interesat e Flonjës.
Starting: 10-05-2026 20:25:00
Komitët të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti, kthehen në fshat te njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj, ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullorës, krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës shqiptare për pavarësi.
Starting: 10-05-2026 21:35:00
Pandi është rekrutuar nga agjentët e huaj të kundërspiunazhit për të kërkuar informacione në lidhje me një uzinë ushtarake ku punon shoku i tij, Serveti. Për të arritur qëllimet e tij, Pandi e kërcënon Servetin me një informacion që di për të shkuarën e tij.
Starting: 10-05-2026 22:49:00
Katrina dhe Xhaviti, dy të rinj vullnetarë, bien në dashuri gjatë ndërtimit të një hekurudhe dhe vendosin të martohen. Por babai i Katrinës, malësor, i cili e ka fejuar vajzën pa pëlqimin e saj, refuzon ta pranojë këtë martesë.
Starting: 11-05-2026 00:19:00
Një grup vajzash dhe grash partizane, nisen në Beratin e çliruar për të marrë pjesë në Kongresin e parë të Gruas Antifashiste. Atyre u duhet të kalojnë mes një rruge të vështirë nëpër zona ende të pushtuara.
Starting: 11-05-2026 01:53:00
Filmi bazohet në ngjarje reale në portin e Durrësit, ku punon Sokrati, Robert Çamçakizi dhe Urani, i cili sakrifikon jetën e tij për të ruajtur bigën gjatë një stuhie.
Starting: 11-05-2026 03:14:00
Komitët të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti, kthehen në fshat te njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj, ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullorës, krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës shqiptare për pavarësi.
Starting: 11-05-2026 04:45:00
Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Kovaçit, shtatë nga shokët e tij të luftës, mësuesi, Arifi, Alma, dr. Borova, Andoni, Rustemi dhe Xhemali, shoqërojnë bustin e komisarit për në fshatin e tij të lindjes, ku do t’i dedikohet një ceremoni përkujtimore. Gjatë rrugës, secili nga ata sjell në mendje ngjarje të lidhura me jetën dhe luftën e Ibrahimit dhe konfrontimet me antogonistin Sali Protopapa.
Starting: 11-05-2026 05:43:00
Bardhyli dhe Madalena janë një çift i sapomartuar. Ata jetojnë të lumtur dhe në harmoni, deri në momentin kur Bardhyli ndikohet nga fjalët e komshinjve të panjohur. Midis bashkëshortëve fillojnë zënkat dhe zemërimi.
Starting: 11-05-2026 07:26:00
Filmi trajton shtypjen ekonomike dhe shoqërore të malësorëve të thjeshtë në vitet 1923-24. Sokoli një i ri pasi merr hak për të vuajturit bashkohet me trupat e Bajram Currit në Revolucionin Demokratik të 1924-s.
Starting: 11-05-2026 08:45:00
Në fshatin e banuar vetëm nga gratë, pasi burrat u janë bashkuar partizanëve, mbërrijnë gjermanët. Ata kontrollojnë jetën e grave, me shpresën se nëpërmjet tyre mund të arrijnë te partizanët, të cilët presin prej tyre ushqime e veshmbathje.
Starting: 11-05-2026 10:10:00
Ngjarjet e filmit zhvillohen në një qytet të vogël ku një grup studentesh të infiermierisë po bëjnë praktikën mësimore. Shpresa sheh midis vajzave vajzën e saj Vjosana e lindur nga një dashuri e pafat. Ajo i rrëfen të shoqit për këtë histori të hidhur.
Starting: 11-05-2026 11:00:00
Bardha është përgjegjëse sektori në një kooperativë bujqësore, ndërsa Gjika përgjegjës turni në një minierë. Dashuria për punën bën që ata të emërohen në poste të larta drejtuese.
Starting: 11-05-2026 12:05:00
Viti ’43. Partizania trime Lilo Labja plagoset rëndë në këmbë nga gjermanët. Shokët e transportojnë mes plumbave e vështirësive drejt spitalit partizan. Aty nis dhe pëlqimi mes saj dhe Jahos. Në pranverën tjetër, Jaho dhe shokët kthehen për ta marrë Lilon në spital.
Starting: 11-05-2026 12:50:00
Bazuar në kryeveprën e Ismail Kadaresë. Një gjeneral dhe një prift italian arrijnë në Shqipëri për të tërhequr eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës, por mbi të gjitha ata duan të gjejnë një kolonel të zhdukur, gruaja e të cilit kërkon të gjejë me çdo kusht se ku është varrosur...
Starting: 11-05-2026 14:35:00
Pasi mbush 12 vjeç, Asimeja e re detyrohet të rrijë e mbyllur në shtëpi. Familja e saj e fejon me një të ri, të cilin Asimeja nuk e kishte njohur kurrë më parë. Gjatë luftës, një partizane e plagosur, për të cilën Asimeja do të kujdeset, i ndryshon jetën asaj.
Starting: 11-05-2026 16:20:00
Bardhi jetim, shkon të punojë në qytet në familjen e pasur të Galip Shkëmbit, i cili ka një djalë, Nardin. Në shtëpinë e tregtarit të pasur vjen vazhdimisht Eqeremi, që i jep Nardit mësime violine dhe zbulon talentin e Bardhit. Ai e mëson t’i bjerë violinës dhe të bëjë aksionet e para kundër fashistëve.
Starting: 11-05-2026 17:30:00
Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka, nën kujdesin e të rriturve, fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.
Starting: 11-05-2026 19:00:00
Ekranizim i novelës ”Nusja e humbëtirës”. Bela përgatitet të shkojë nuse në shtëpinë e Ganiut, të fejuarit të saj që do të dalë partizan në mal. Ngjarjet zhvillohen gjatë udhëtimit të karvanit të nuses, i cili gjen rrugës një partizan të plagosur.
Starting: 11-05-2026 20:15:00
Maj 1942. Shqipëria ndodhet nën pushtimin fashist në Luftën e Dytë Botërore. Pushtuesit po përpiqen me të gjtha mënyrat të zbulojnë drejtuesit e lëvizjes antifashiste për liri.
Starting: 11-05-2026 21:25:00
Filmi i parë artistik shqiptar në të cilin është realizuar dhe puthja e parë. Ngjarjet zhvillohen në vitet ’50. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, por përballet me mentalitetin e prapambetur të gjyshit të saj.
Starting: 11-05-2026 22:47:00
Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Kovaçit, shtatë nga shokët e tij të luftës, mësuesi, Arifi, Alma, dr. Borova, Andoni, Rustemi dhe Xhemali, shoqërojnë bustin e komisarit për në fshatin e tij të lindjes, ku do t’i dedikohet një ceremoni përkujtimore. Gjatë rrugës, secili nga ata sjell në mendje ngjarje të lidhura me jetën dhe luftën e Ibrahimit dhe konfrontimet me antogonistin Sali Protopapa.
Starting: 12-05-2026 00:13:00
Ngjarjet e filmit zhvillohen në një qytet të vogël ku një grup studentesh të infiermierisë po bëjnë praktikën mësimore. Shpresa sheh midis vajzave vajzën e saj Vjosana e lindur nga një dashuri e pafat. Ajo i rrëfen të shoqit për këtë histori të hidhur.
Starting: 12-05-2026 01:57:00
Lufta e Dytë Botërore. Në Shqipërinë e jugut disa njerëz qëllohen nga nazistët. Një djalë 1 vjeçar mbijeton në krahët e nënës së tij të vrarë. Tre partizanë dhe tri gra nga fshati mundohen t’i shpëtojnë jetën foshnjës.
Starting: 12-05-2026 03:05:00
Mondi, një nxënës shkolle, është i mirë në mësime por shumë impulsiv në karakter. Mësuesja e tij e re dhe pa eksperiencë nuk mund të shohë Mondin e vërtetë dhe në një fare mënyre e kundërshton atë. Ndërsa i ati ndjek nga afër tendencat pozitive të të birit dhe e ndihmon të formojë personalitetin e tij.
Starting: 12-05-2026 03:49:00
Pasi mbush 12 vjeç, Asimeja e re detyrohet të rrijë e mbyllur në shtëpi. Familja e saj e fejon me një të ri, të cilin Asimeja nuk e kishte njohur kurrë më parë. Gjatë luftës, një partizane e plagosur, për të cilën Asimeja do të kujdeset, i ndryshon jetën asaj.
Starting: 12-05-2026 04:52:00
Teatër, 1998. Historia e një babai, me origjinë nga fshati dhe gruas së tij e rritur në qytet, të cilët përpiqen që vajza e tyre të bëhet yll i muzikës klasike. Komedia ironizon kompleksin e inferioritetit që vjen nga izolimi shumëvjeçar.
Starting: 12-05-2026 06:04:00
Lajmi se babai i tij do të martohet pas vdekjes së nënës e trondit Bledin, pasi trembet se gruaja e re do të zërë vendin e nënës së ndjerë. Çifti i ri do të përpiqet shumë derisa të bindë djalin se figura e saj do të jetë gjithmonë e pazëvendësueshme.
Starting: 12-05-2026 07:50:00
Çeta vullnetare e fshatit gjatë stërvitjes ushtarake ndez fantazinë e fëmijëve. Duke imituar të rriturit dhe duke imagjinuar veten në një kohë lufte, ata ndahen në dy grupe dhe nisin një lojë mjaft tërheqëse.
Starting: 12-05-2026 09:06:00
Një ambasador del në pension dhe vendos të kthehet të jetojë në fshatin e lindjes të cilin nuk e ka vizituar gjatë 20 viteve të fundit. Ai bindet për hendekun e madh që ekziston midis tij dhe shokëve të dikurshëm të fëmijërisë. Ai mbyllet në shtëpi, në qilarin e fëmijërisë ku luante dikur me shokët e tij.
Starting: 12-05-2026 10:00:00
Fundi i vitit 1943. Të gjithë anëtarët e këshillit antifashist, të pranishëm në një ceremoni dasme në fshat, arrestohen. Gjermanët kanë arrestuar edhe dhëndrin. Këshilltarët vihen nën presion për të nënshkruar një deklaratë kundër këshillit antifashist, si kusht i vetëm për lirimin e tyre. Ata refuzojnë dhe ndërkohë planifikojnë arratisjen e dhëndrit në rast të një ekzekutimi.
Starting: 12-05-2026 11:40:00
Telo dhe Vera, dy të rinj të dashuruar, para se të finalizojnë dashurinë e tyre, kalojnë nëpër intrigat e thurura nga vëllai i Verës, Kiço. Ky i fundit, duke qenë egoist dhe karrierist, nuk mund të pranojë martesën e së motrës me Telon, një punëtor i ndershëm që transferohet të punojë në një fshat të thellë.
Starting: 12-05-2026 12:45:00
Neritani, një gazetar i njohur, vendos të shkruajë një artikull kritik për një nga fermat më të mëdha të kryeqytetit. Ai gjendet nën presionin e kolegëve, familjarëve dhe ish të dashurës, për të mos e botuar shkrimin. Pavarësisht përpjekjeve, shkrimi botohet dhe drejtori i fermës dënohet për deklarim të shifrave fiktive te prodhimit.
Starting: 12-05-2026 13:55:00
Trupat SS mbledhin popullin e një qyteti bregdetar në një amfiteatër ku me ndihmën e bashkëpunëtorëve zbulojnë disa nga guerilasit. Megjithatë ata që arritën të shpëtonin organizuan revoltën brenda amfiteatrit deri sa arritën të vrisnin komandantin nazist.
Starting: 12-05-2026 15:05:00
Një baba tepër është komedi e regjisorit Arian Culiqi e vitit 2000. Një plak ka dy djem, por asnjëri prej tyre, të ndikuar nga gratë e tyre të liga, nuk duan ta mbajnë. Në fund vendosin ta martojnë me një plakë, që të shkëpusin nga shtëpia.
Starting: 12-05-2026 16:30:00
Moti i keq e shirat e paparashikuar ndërpresin punën në digën e një hidrocentrali të rëndësishëm dhe rrezikohet kështu siguria e projektit. Kjo situatë rëndon më shumë te kryeprojektuesi, inxhinier Iliri, i cili bashkë me shokët, bën të pamundurën për të dalë nga kjo situatë e vështirë.
Starting: 12-05-2026 17:45:00
Dëshira e nëndrejtorit, Kolit, është të zëvëndësojë drejtorin që ka dalë pension. Por atë e shqetëson mendimi se mos këtë vend ia zë Vjollca, kryetrarja e degës së planit. Këtë ia vërtetojnë ëndrrat që sheh. Shqetësimet e tij bëhen reale dhe drejtoreshë vendoset një tjetër punonjëse, gruaja e shoferit Meçe.
Starting: 12-05-2026 19:00:00
Ngjarja vendoset në vitet 1920 dhe ka në fokus fatet e grave kur burrat kanë emigruar. Mes paragjykimit, stigmatizimit dhe peshës së mbajtjes së familjeve, gruaja vuan përçmimin e shoqërisë.
Starting: 12-05-2026 20:15:00
Vendimi i Ollgës për të jetuar në fshat me Melin, vajzën e saj që punon si ndihmësmjeke, kthehet në situata plot peripeci. Pas përpjekjeve për të gjetur një dhëndër qyteti, Ollga i prezanton Melit, Koçin, që hiqet si artist i vërtetë. Por Meli ka rënë në dashuri me Bujarin dhe nuk shkulet nga fshati.
Starting: 12-05-2026 22:14:00
Xha Llambi, një lulishtar plak, kujdeset në mes të luftës për lulet. Nazistët i kërkojnë atij disa kurora lulesh për të vrarët e tyre. Lulishtari e përgatit kurorën e madhe, por e vendos brenda lulishtes ku është vrarë një partizan i ri. Kur vijnë gjermanët për të marrë kurorat, nis një betejë tjetër ku merr pjesë edhe lulishtari.
Starting: 12-05-2026 23:57:00
Një baba tepër është komedi e regjisorit Arian Culiqi e vitit 2000. Një plak ka dy djem, por asnjëri prej tyre, të ndikuar nga gratë e tyre të liga, nuk duan ta mbajnë. Në fund vendosin ta martojnë me një plakë, që të shkëpusin nga shtëpia.
Starting: 13-05-2026 00:34:00
Historia e pesë Heronjve të Vigut, të cilët u vranë në një betejë të ashpër gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Starting: 13-05-2026 01:46:00
Komedia e parë muzikore shqiptare. Në ditët e karnavaleve, shërbyesja Nasta dhe Loni vënë në lojë tregtarin Nikollaq Jorganxhi, dhe të shoqen, Olimbinë. Ky është momenti ku ata nxjerrin në pah individët e zbrazët, materialistë dhe injorantë.
Starting: 13-05-2026 03:01:00
Elteva, e cila sapo ka filluar punë në bankë, vëren dëmet e sjella nga puna e dikujt që po ndjek një zgjidhje ekonomike të gabuar. Ajo gjendet në udhëkryq dhe në një moment pyet veten pse të gjithë janë kundër saj. Pasi diagnostikimit të gabuar të mjekut, i cili pretendon për një shtatëzani, asaj i duhet të luftojë me paragjykimet, por edhe me shefin e saj.
Starting: 13-05-2026 04:30:00
Shumë pallto të dashuruarish të qytetit shkojnë direkt për pastrim kimik pas uljes në stolat e sapolyer të parkut të qytetit. Midis tyre është Edlira, e bija e shefes së pastrimit kimik. Prindërit e saj fillojnë hetimin për të njohur dhëndrin e tyre të ardhshëm. Një shkrimtar i shkëputur nga jeta dhe që ankohet gjithmonë për fatin e keq të punëve të tij, ndihmon në ”hetime”.
Starting: 13-05-2026 05:55:00
Teto Kalina mbetet vetëm pas vdekjes së të shoqit. Nipi ka detyrë të kujdeset për të. Së bashku me rregullat e ngurta, ajo sjell në shtëpinë e re traditat dhe zakonet e vjetra që bien ndesh me jetën e familjes së re.
Starting: 13-05-2026 06:52:00
Dy shokë shkolle, Fredi dhe Spiro, takohen rastësisht. Fredi punon në fshat, ndërsa Spiro ka karrierë të shkëlqyer në qytet. Spiro ndjehet i tërhequr nga bukuria e Anës, gruas së Fredit. Papritur Ana ndeshet me një anë të panjohur të karakterit të të shoqit. Për hir të karrierës që i ofron Spiro, ai s’e kupton që miku i dikurshëm po i kërkon në këmbim diçka shumë të shenjtë për Anën.
Starting: 13-05-2026 07:59:00
Vitet e luftës. Vlash Zaka jeton duke kapur kuaj të egër. I vëllai partizan ka vrarë një spiun të italianëve, kështu që edhe Vlashi është në survejim të plotë. Vlashi jeton nën syrin e spiunit Lami dhe të tregtarit Ibrahim Beu që vjen të mbledhë kuajt e egër. Por ndihmohet nga xha Kovi, Thimi e Lena. Vlashi e Lena dalin partizanë.
Starting: 13-05-2026 09:25:00
Bardhyli dhe Madalena janë një çift i sapomartuar. Ata jetojnë të lumtur dhe në harmoni, deri në momentin kur Bardhyli ndikohet nga fjalët e komshinjve të panjohur. Midis bashkëshortëve fillojnë zënkat dhe zemërimi.
Starting: 13-05-2026 10:50:00
I vogli Velo mezi pret të rritet dhe të bëhet partizan i vërtetë. Kjo dëshirë e tij forcohet edhe më shumë pas vrasjes së të atit nga armiqtë dhe ai këmbëngul që ta zëvëndësojë atë me çdo kusht. Disa herë ai nuk pranohet në radhët e partizanëve për shkak të moshës së tij të vogël dhe të ”pushkës që është më e gjatë se ai”. Por Velo nuk dorëzohet.
Starting: 13-05-2026 12:05:00
Luka transferohet në një qytezë veriore. Në udhëtimin e parë bashkë me të shoqen, rruga është e bllokuar nga dëbora. Luka i trembet jetës së kësaj qyteze, por gjen një mjedis shoqëror shumë të shëndetshëm, ku gruaja e tij ndihet shumë mirë.
Starting: 13-05-2026 13:05:00
Një grup fëmijësh kalojnë pushimet në bregun e Adriatikut. Midis tyre është Detini, një djalë i ndrydhur dhe fjalëpak, shokët e vënë në lojë dhe ai mendon të largohet. Por shoku i tij më i afërt, Gjini, e ndihmon të rimarrë veten dhe të futet në shoqëri.
Starting: 13-05-2026 14:35:00
Ndrojtja dhe ngurrimi i një studenti të shkollës së aviacionit, do ta çojnë atë deri në një vendim drastik për t’u tërhequr nga pasioni i tij. Me ndihmën e komandantit të ashpër, shokëve dhe mbështetjes së të dashurës së tij, ai do të arrijë të fluturojë përsëri.
Starting: 13-05-2026 15:20:00
Martini është një djalë kureshtar. Për shkak të karakterit të tij herë aktiv dhe herë i mbyllur në vetvete, i ndodhin shpesh keqkuptime me prindërit, mësuesit, shokët, vëllait të madh e motrës së vogël.
Starting: 13-05-2026 16:30:00
Lisimaku vazhdimisht caktohet të zëvëndësojë gratë e ndërmarrjes gjatë lejes së tyre të lindjes. Pjekja e Lisimakut në karakter arrihet përmes situatave të papritura ku komikja ndërthuret me dramatiken. Sipas motiveve të tregimit me të njëjtin titull të Teodor Laços.
Starting: 13-05-2026 17:25:00
Luftëtari i brigadave partizane, Dritan Shkaba, ngarkohet me detyrë që të hapë shkolla në fshatrat e Mirditës. Por ai do të hasë vështirësi nga forcat që përpiqen të pengojnë reformën arsimore.
Starting: 13-05-2026 18:45:00
Katrina dhe Xhaviti, dy të rinj vullnetarë, bien në dashuri gjatë ndërtimit të një hekurudhe dhe vendosin të martohen. Por babai i Katrinës, malësor, i cili e ka fejuar vajzën pa pëlqimin e saj, refuzon ta pranojë këtë martesë.
Starting: 13-05-2026 20:40:00
Arsen Morina po kalon momente dramatike. Ai mezi reagon ndaj dilemës se çdo të ndodhë me familjen dhe gruan e tij, Ana, të cilët janë në rrezik. Arseni nuk ka ndërmend të vegjetojë. Ai përpiqet të jetë aktiv në jetë duke kaluar tragjedi të vogla e të mëdha.
Starting: 13-05-2026 22:14:00
I vogli Velo mezi pret të rritet dhe të bëhet partizan i vërtetë. Kjo dëshirë e tij forcohet edhe më shumë pas vrasjes së të atit nga armiqtë dhe ai këmbëngul që ta zëvëndësojë atë me çdo kusht. Disa herë ai nuk pranohet në radhët e partizanëve për shkak të moshës së tij të vogël dhe të ”pushkës që është më e gjatë se ai”. Por Velo nuk dorëzohet.
Starting: 13-05-2026 23:43:00
Ngjarjet zhvillohen në fund të Luftës së Dytë Botërore. Në qendër të tyre vendoset Qemali, një i ri me ide komuniste. Për hir të këtyre ideve, ai sakrifikon dhe ish të dashurën e tij, Ermirën, dhe i bashkohet Luftës Nacional-Çlirimtare për çlirimin e Tiranës.
Starting: 14-05-2026 00:43:00
Pesë fëmijë nisen pa leje me një varkë në kërkim të aventurave. Gjatë këtij udhëtimi ku iu rezervohen shumë surpriza ata njihen më mirë me njëri - tjetrin. Aventura mbaron kur ata gjejnë një libër shumë të vjetër të mbushu.
Starting: 14-05-2026 02:05:00
Një veteriner nga fshati emërohet si kryetar komiteti në qytet. Për herë të parë ai do të përballet me kërkesat e rrethit të ngushtë familjar dhe miqësor për t’i favorizuar dhe bërë ndere. Por me personalitetin e tij, ai do t’u bëjë ballë e do të marrë vendime të drejta.
Starting: 14-05-2026 03:26:00
Dimri i vështirë i 1985 frymëzoi kineastët të realizonin këtë film. Dy histori ndjekin linjat e filmit: ajo e një vajze malësore që ndjek një kurs për infermiere në Tiranë dhe ka ngecur atje për shkak të motit të egër si dhe historinë e një grupi pilotësh që ndërmarrin një udhëtim të pazakontë në veri për një dërgesë të vështirë.
Starting: 14-05-2026 04:54:00
Besmira është një mjeke e re, e cila po eksperimenton një auto vaksinë. Veç vështirësisë së punës, asaj i duhet gjithashtu të përballet me njerëz të paaftë.
Starting: 14-05-2026 05:44:00
Modernizimi i bujqësisë e blegtorisë, dhe tufëzimi si dukuri e re në fundin e viteve ’80 në Shqipëri, do të jenë shqetësimi i një kryetari të ri të kooperativës. Atij u duhet të bindë jo vetëm fshatarët, por edhe kryetarin e vjetër, i cili është skeptik për metodat e reja.
Starting: 14-05-2026 07:11:00
Skenari është mbështetur në aktin heroik të marinarit Spiro Kote. Përpjekjet e tre personave për të rrëmbyer një motovedetë ushtarake me qëllim arratisjen në Itali. Ata ndeshen me marinarin Skënder Guri, i cili i zbulon qëllimet e tyre, arrin t’i asgjësojë dhe të kthejë anijen mbrapsht në Shqipëri.
Starting: 14-05-2026 08:45:00
Kosovafilm, 1980. Film (kriminalistik, dramë) me regji të Ekrem Kryeziut, fitues i çmimit për regji ”Arena e Bronzit”, ”Pula 1980”. Skenari: Ekrem Kryeziu dhe Ramiz Këlmendi. Në role aktorët: Avdush Hasani, Çun Lajqi, Drita Krasniqi etj. Subjekti trajton persekutimin e shqiptarëve të Kosovës nga regjimi serb.
Starting: 14-05-2026 10:12:00
Tre studentë të Inxhinierisë së Minierave caktohen të bëjnë praktikën në ndërmarrjen e përpunimit të kromit. Jona gjendet në një trekëndësh ndjenjash mes dy shokëve të saj dhe zgjedh Arsenin, i cili i kërkon të ndërhyjë në ministri për caktimin e tij me punë në Tiranë. Jona e kupton se interesi i tij është të përfitojë nga emri i saj.
Starting: 14-05-2026 11:55:00
Një nga rolet më të arrira të Albert Vërrisë. Në fshat, në krye të kooperativës komandon një grua, dhe xha Sulo i ankohet për këtë shokut të tij, Beqos. Kështu fillojnë situatat komike. Ai vendos të kërkojë ”të drejtat” e tij në Tiranë, ku miku i tij, Ropi, punon në një post të rëndësishëm. Por atje zbulon se është i rrethuar nga bota e grave.
Starting: 14-05-2026 13:00:00
Neritani, një gazetar i njohur, vendos të shkruajë një artikull kritik për një nga fermat më të mëdha të kryeqytetit. Ai gjendet nën presionin e kolegëve, familjarëve dhe ish të dashurës, për të mos e botuar shkrimin. Pavarësisht përpjekjeve, shkrimi botohet dhe drejtori i fermës dënohet për deklarim të shifrave fiktive te prodhimit.
Starting: 14-05-2026 14:35:00
Një komedi nga Teodor Laço. Interpreton Trupa e Institutit të Lartë të Arteve. Agim Shuka, Viktor Zhusti, Robert Ndrenika, Vera Zheji, Mimika Luca, Birce Hasko, Elvira Diamanti, Gjinovefa Rredhi, Ermira Gjata.
Starting: 14-05-2026 15:50:00
Ndërsa maturantët po bëjnë mbrëmjen e maturës në turizmin e Tiranës, në katin e dytë takohen maturantët e shkollës pas njëzet vjetëve. Regjisori trajton problemet dhe shqetësimet e dy festive të ngjashme por me breza të ndryshëm duke u përpjekur kështu të portretizojë momente nga jeta në vitet 90 në fund të sistemit komunist.
Starting: 14-05-2026 17:20:00
Ekranizim i komedisë ”14 vjeç dhëndër” nga Andon Zako Çajupi. Historia e martesës së Gjinos 14-vjeçar me Marigonë 28-vjeçare. Me ndihmën e të dashurit të saj, Trimit, Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë.
Starting: 14-05-2026 18:50:00
Ёndrra e shqiptarëve të izoluar për të udhëtuar jashtë vendit për specializime, vë përballë njëri-tjetrit dy shokë pune. Me
Starting: 14-05-2026 20:15:00